Bota

Rreth një muaj nga kurorëzimi i Charles III, Kulla e Londrës “gërmon” historinë e bizhuterive të kurorës!

Në Britaninë e Madhe po zhvillohen planet për kurorëzimin e mbretit Charles III. Bizhuteritë e Kurorës do të projektohen në Kullën e Londrës para se të shkojnë në monumentet kryesore britanike. Po ashtu, në vjeshtë pritet të projektohen në monumentin e famshëm të kryeqytetit britanik e më pas do të ekspozohen në të gjithë vendin, që t’u tregohet historia e kurorëzimit mijëra njerëzve.

Shfaqja e Kurorës dhe Kurorëzimit, prodhuar nga Pallatet Historike Mbretërore dhe Luxmuralis, synon të eksplorojë historinë e kurorëzimit në një shfaqje gjithëpërfshirëse muzikore e vizuale.

Gjithashtu, qeveria njoftoi vende të reja të shfaqjes për kurorëzimin duke e çuar totalin në 57, me mbi 100 mijë britanikë që pritet të shikojnë live ceremoninë në qytetet e tyre.

Për të shënuar fundjavën e kurorëzimit, komunitetet po inkurajohen të mblidhen për festa në rrugë të dielën, pas shërbimit në Westminster Abbey të shtunën e 6 majit.

Më shumë se 32 mijë paketa të mëdha dreke kurorëzimi janë porositur, me rreth 50 mijë ngjarje të planifikuara në distrikte, të cilat do të ndiqen nga miliona njerëz. Qindra mijëra mundësi do të ketë për të marrë pjesë në “The Big Help Out”, të hënën e festës për kurorëzimin.

Projekti synon të sigurojë që kurorëzimi të lërë një trashëgimi të qëndrueshme në komunitete, duke frymëzuar e rekrutuar një brez të ri vullnetarësh. Ato përfshijnë mundësinë për të dalë vullnetar me skautët, shërbimi vullnetar mbretëror, qentë guidë dhe grupet më të vogla vullnetare lokale.

Sekretarja e Kulturës, Lucy Frazer tha:

Kurorëzimi shënon fillimin e një kapitulli të ri në historinë tonë madhështore kombëtare. Premton të jetë plot me përvoja të paharrueshme për të gjithë vendin, me miliona prej nesh që dëshmojmë për një moment historik për Mbretërinë e Bashkuar dhe Komonuelthin.

Çdo pjesë e Mbretërisë së Bashkuar duhet të ketë një shans për të parë dhe ndjerë gëzimin e kurorëzimit e ky projeksion gjigant do t’u japë komuniteteve mundësinë për të parë nga afër thesaret e çmuara mbretërore shekullore gjatë vitit të ardhshëm.

Kulla e Londrës do të “gërmojë” më thellë se kurrë më parë në historinë e bizhuterive të kurorës me një ekspozitë të re. Ekspozita, ku koleksioni i paçmuar mbahet me roja të armatosura do të eksplorojë origjinën e disa prej objekteve të çmuara për herë të parë, përfshirë diamantin e diskutueshëm Koh-i-noor.