Auto & Moto

Rreth 16,000 punëtorë të Volkswagen protestojnë pas lajmit për mbylljen e fabrikës!

Pak ditë pas lajmit të bujshëm që Volkswagen po vlerësonte të mbyllte fabrikat në Gjermani për herë të parë në historinë e tij 87-vjeçare. Mediat e huaja sot kanë raportuar se Stafi i Volkswagen zhvilloi një protestë para nisjes së takimit të punimeve.

Rreth 16,000 punëtorë u mbërthyen në sallën e mbushur plot, me 5,000 të tjerë jashtë duke parë në një ekran. Volkswagen po vlerëson nëse do të mbyllë fabrikat në Gjermani për herë të parë në historinë e tij 87-vjeçare. Këtë vendim, kjo kompani thuhet se po e shqyrton ndërsa po përpiqet të thellojë uljet e kostove mes konkurrencës në rritje nga prodhuesit e automjeteve elektrike të Kinës.

Ndërkaq, gjyqi i ish-drejtorit ekzekutiv të Volkswagen Group, Martin Winterkorn, filloi së fundmi në Braunschweig të Gjermanisë, me akuzën e mashtrimit dhe manipulimit të tregut. 77 vjeçari është akuzuar për mashtrim në lidhje me një skandal koorporativ që rrethon përdorimin e softuerit të manipuluar nga Volkswagen, i cili lejon kompjuterët në miliona makina të mashtrojnë testet e emetimeve duke qetësuar në mënyrë specifike motorët për të fshehur nivelet e larta të emetimeve.

Prokurorët thonë se Winterkorn dinte për softuerin e paligjshëm shumë kohë përpara se Agjencia Amerikane e Mbrojtjes së Mjedisit të njoftonte se kishte zbuluar shkeljen në shtator 2015. Ai dha dorëheqjen disa ditë më vonë.
Ai tha se mësoi për praktikën vetëm pak para njoftimit dhe më parë dëshmoi gjatë procesit gjyqësor se akuzat kundër tij “nuk ishin të vërteta”. Avokati i Winterkorn, Felix Doerr, deklaroi përpara gjyqit në Braunschweig se klienti i tij definitivisht i refuzon akuzat kundër tij.

“Gjermania duhet të mbetet prodhuese makinash”-tha sot ministri i punës Hubertus Heil, pas njoftimit të gjigantit vendas Volkswagen për mbyllje të fabrikave dhe shkurtimeve drastike të vendeve të punës. Ai shtoi se kompania duhet të mbajë përgjegjësi dhe se qeveria do të ndihmojë aty ku nevojitet. “Drejtorët duhet të sigurojnë një zgjidhje të pranueshme nga ana shoqërore dhe që grupi  VW të mbetet i fortë. Prodhimi i makinave është industria më e fortë e Gjermanisë, shumë vende pune janë të lidhura me të”.