Showbiz

Rrëfimi tronditës i modeles: “Më ofruan 60.000 euro për të joshur…”

Natalija Scekic është një modele e njohur serbe, e cila në një intervistë të dhënë së fundmi zbuloi se një person u përpoq ta blinte atë për t’i prishur reputacionin tenistit të famshëm, Novak Djokovic.

Natalija gjatë intervistës zbuloi detaje nga takimi me burrin misterioz që i kishte ofruar 60.000 euro në këmbim që të joshte Novak Djokovic dhe ndërkohë të filmonte skenën gjatë kohës që ishin bashkë. Modelja u shpreh se në fillim kur kishte takuar zotërinë, kishte menduar se ishte një person serioz dhe në momentin që kishin dalë në takim e dinte që do të bëhej fjalë për diçka në lidhje me biznesin. Gjatë bisedës me të ajo nuk mund ta besonte arsyen e takimit pasi i dukej e gjitha si një shaka dhe po priste momentin kur personi do e pohonte këtë gjë, por mesa duket ai e paska patur shumë seriozisht.

Ai më tha se do të merrja rreth 60.000 euro për këtë dhe një udhëtim kur të dëshiroja. Unë qesha, në pritje që ai të thoshte se ishte shaka, por burri ishte shumë serioz. U ndjeva e fyer dhe e poshtëruar.

Scekic bëri të ditur se e kishte refuzuar ofertën dhe se në ato momente do të donte ta kishte goditur, por ajo thjesht kishte vendosur të largohej e shpresonte që plani i tij djallëzor mos të ketë funksionuar me ndonjë vajzë tjetër. Bukuroshja tregoi se Novak është një familjar shembullor e një njeri shumë i mirë.