Health & Beauty

Rrathët e zinj poshtë syze tregojnë probleme me mëlçinë?

Rrathët e zinj ose sytë si gropë janë simptoma që tregojnë një problem të mundshëm me mëlçinë, duke ndikuar jo vetëm te të rriturit, por edhe te fëmijët. Këto shenja shpesh nënkuptojnë një mëlçi toksike dhe të dehidratuar, e cila prodhon gjak të papastër dhe të ngarkuar me toksina. Lëkura poshtë syve është shumë e hollë, dhe kur gjaku që kalon aty nuk ka mjaft oksigjen dhe është i mbushur me helme, ai shfaqet si njolla të errëta.

Kur mëlçia nuk funksionon siç duhet, ajo mund të sekretojë substanca toksike, që kontribuojnë në formimin e këtyre njollave. Një nga faktorët e mundshëm është përdorimi i ilaçeve, të cilat, përveç atyre që merren aktualisht, mund të kenë lënë mbetje në trup nga trajtime të mëparshme. Po ashtu, ekspozimi ndaj lëndëve kimike si benzina, nafta, tretësit dhe detergentët e shtëpisë gjithashtu mund të kontribuojnë në shfaqjen e këtyre rrathëve, si dhe sigurisht pagjumësia prej një periudhe të gjatë kohore. 

Pra mund të themi se rrathët e zinj poshtë syve tregojnë se gjaku ynë është i papastër dhe se hidratimi luan një rol kyç në intensitetin e tyre. Shumë njerëz përballen me sindromën Reynaud, por jo të gjithë ata që vuajnë nga dehidratimi kronik kanë këtë sindromë.
Kjo ndodh sepse disa substanca toksike, si mbetjet e viruseve, mund të depozitohen në mëlçi dhe të ndikojnë në shëndetin e përgjithshëm.