Kohët e fundit këngëtari Luiz Ejll, është diskutuar mjaft shumë rreth heqjes së miqve nga Instagrami dhe një shtatzani të mundshme të Kiarës. Fansat filluan të aludonin për një shtatzani, teksa moderatorja ishte duke reklamuar një biznes dhe kishte veshur një fustan të gjerë, gjë që bëri publikun të dyshonte se Kiara po fshehte diçka.
Mirëpo në një “live” të bërë me ndjekësit e tij në Instagram, Luizi mohoi të gjitha thashethemet, duke deklaruar se Kiara nuk është në pritje të ëmbël. Pak javë më vonë pasi publiku ra në qetësi, Luizi i futi sërish fansat e tij në mendime, teksa publikoi një varëse çelësash tepër të veçantë dhe ishte pikërisht një bebe që mban në çelësat e tij.
Dita e sotme ka bërë sërish lëmsh fansat pasi Luizi di si t’ju prekë pikën e dobët të gjithë ndjekësve të tij. Këngëtari ka publikuar një fotografi, teksa shihet duke mbështetur kokën tek një bark i rrumbullakosur, që duket qartë që është një femër shtatzënë.
“Rrahjet më të ëmbla në botë”, shkruan këngëtari i njohur bashkangjitur postimit, duke mos dhënë më shumë detaje.
Fotografia ka ngritur dyshime tek fansat por sërish Luizi nuk ka arritur të jetë shumë bindës në këtë fotografi. Mesa duket gruaja në këtë foto nuk është Kiara dhe duket se Luizi ka “zhgënjyer” sërish fansat duke mos dhënë asnjë lajm të ri në lidhje më një shtatzani të mundshme të moderatores.
Nga fotoja e postuar, Luizi duket se e ka bërë këtë fotografi gjatë vizitës së tij në shkollën “Zyber Hallulli”, ku shoqëroi fëmijët jetim, për t’ju dhuruar disa momente të lumtura. Rikujtojmë se, në një video të siguruar nga TCH, Luizi shihet i rrethuar nga fëmijët të cilët duken mjaft të lumtur për prezencën e këngëtarit në një ditë të veçantë si kjo. Shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” është qendër rezidenciale, që ofron shërbim 24 orësh dhe 7 ditë në javë për fëmijët jetimë dhe atyre me gjendje të vështirë ekonomiko -sociale dhe financohen nga shteti.