E bija e aktores së njohur të humorit, Rita Latit njihet për karakterin e saj të veçantë dhe moskokëçarës, i thotë gjërat troç, e pikërisht për këtë fakt ka rrëmbyer vëmendjen e publikut.
Bëhet fjalë për moderatoren e “Why Not” Roza Lati, e cila ishte sot e ftuar në Top Albania Radio.
Në një intervistë për emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo, Roza dhuroi shumë energji pozitive dhe batuta, ndër të tjera zbuloi edhe projektet e saj më të reja.
Sa iu përket projekteve, Rozën do ta shohim së shpejti në një projekt muzikor nga studio e Bojken Lakos, por jo vetëm kaq… Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, normalisht që vajza duhet të ndjekë edhe pak hapat e nënës së saj dhe këtë herë do ta shohim si një aktore në një projekt filmik.
Këngën e kam nga studio e Bojken Lakos, Bojkeni i madhi, ju të Top Albania Radio-s e njihni mirë edhe Boku ka produksionin e vet ‘Bulza Entertainment’ pastaj për tekstin, për melodinë… me u përshtat me mua me tipin tim është dikush tjetër, ai person do që unë t’ja them emrin në momentin që kënga do të dali.
Është dikush shumë i njohur është një ‘hit-maker’ (dikush që realizon hite).
Projekti tjetër që ka në dorë është filmi që përmendëm më lart dhe Roza do të marë pjesë si aktore:
Është një projekt filmik, kinematografik, është diçka e bukur. Kisha Renada Cacin të ftuar në ‘Why Not’ edhe bashkë me të e lançuam që jemi pjesë e kësaj gjëje…
Dardha nën dardhë bie… -shton ajo duke nëmkuptuar në këtë mënyrë që është një talent i trashëguar nga nëna e saj, Rita Lati.