Roza Lati gjithmonë shfaqet provokuese dhe në çdo projekt që realizon zgjedh të ngacmojë pak publikun. Në një set fotografik të realizuar së fundmi, Roza përveçse duket shumë sensuale dhe provokuese, ka ngjallur dyshimet tek ndjekësit e saj për ndarjen nga i dashuri.
Postimi i saj me një mbishkrim ishte ajo që bëri të gjithë të besojnë se është ndarë dhe se i dashuri i saj ka përdorur Rozën për famë.
E pashë që nuk më donte për Rozën më donte për Roza Latin. E pashë që më adhuronte vetëm në skenë, nuk më adhuronte në shtëpi. E pashë që ishte i dashuri perfekt vetëm kur ishim mes njerëzve dhe jo kur ishim vetëm. E pashë që ai adhuronte famën. Me thoshte ta ‘ha zemrën’ dhe unë ja hëngra vërtetë.
Mirëpo, mesa duket e vërteta nuk qenka kështu. Pas këtyre thashethemeve, Roza reagoi duke na vërtetuar krejt të kundërtën me një postim ku shfaqet me të dashurin e saj, por e ka mbuluar fytyrën e tij duke zgjedhur ta mbajë mister.
Zemrat e mia, shoh qe jeni shume te shqetesuar se kush me paska zhgenjyer mua ne ate far feje qe une bera setin “Ta ha zemren”. me keni bllokuar inboxin… Po ju ve ne dijeni publikisht, qe une jam shume e lumtur dhe Ok me te dashurin tim. E dua vërtetë. Seti “ta haj zemrën” ishte një frymëzim kur pamë zemrën e silikonit të punuar aq reale sa thashë… “wow” duhet ta bëj një foto me këtë. Normal që një organ në dorë do foto hardcore, do një set të egër. Dhe parukja bjonde na çoi në Mood të Divave që kanë qenë gjithmonë të zhgënjyera nga meshkujt. Kështu që, asgjë personale. Just Show! And Wild Fun! Ju dua shumë!