Ditën e djeshme, Roza Lati ju kundërvu Bieta Sulos pasi ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”. Ajo e akuzoi moderatoren se e kishte fyer dhe fshirë video-n nga Instagrami i saj.
Mesa duket, Roza është penduar për këtë veprim të sajin dhe i ka kërkuar një ndjesë publike Bietës. Me anë të një postimi, ku shfaqej vetë ajo në fotosesionin e saj të bujshëm “BILLIONAIRE”, Roza shkruan:
Në emër të publikut, në emër të Instagram, dhe të YouTube, dua të të kërkoj ndjesë @bietasulo që more mbrapsht këtë shpullë të ftohtë nga të gjithë ne. Na vjen keq Bieta se u rrëmbyem nga emocionet të gjithë e na rrëshkitën si copëza diamantesh të ftohta…
Asgjë personale. Kjo është arsyeja pse publiku më do. Sepse unë i kapërcej kufijtë e mi. Por jo kufijtë e tu.
Unë tani jam duke shijuar suksesin tim dhe bukurinë time! Kështuqë hajde të çohemi të gjithë në këmbë dhe të bëjmë Gëzuar!!!
Se Roza nesër ka ditëlindjen!! E s’duhet ta shtrojmë ditën e parë të vitit të Shenjtë, me urrejtje dhe mllef! Ne jemi më të mëdhenj se kaq…… apo jo zemrat e mia?