Rosela Gjylbegu zbulon ndjesitë dhe detajet e këngëve të saj ndër vite!
Live From Tirana • 22:04 10/02/2021
Rosela Gjylbegu njihet si një ndër këngëtaret më të mira të muzikës live. Gjithashtu ajo është vlerësuar edhe me shumë çmime ndër vite. Në programin “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ishte e ftuar Rosela për të na treguar ndjesitë dhe emocionet që ajo ka përjetuar në projektet më të përzemërta muzikore. 1. Hirushja (2003) Ne dolëm nga shkolla e Etheve kështu që patjetër kishte një emocion të jashtëzakonshëm se për herë të parë po bënim produksionin tonë për herë të parë origjinal, deri atëherë kishim kënduar vetëm cover. Aq më tepër kur punon me mjeshtra si Shpëtim Saraçi, ti e dëgjon kaq shumë këngën dhe ke nevojë për të qetësuar veshin dhe kërkon një pauzë. Pas çdo eksperience ti je një hap më e rritur. 2.Pershperitje zemrash ft.Arber Arapi (Fest 2004) Mendoj dhe pa hezitim mund të them që është një ndër eksperiencat më të bukura të gjithë këtyre viteve. E para kishte një peshë dhe një emocion të jashtëzakonshëm sepse shqipëria shkonte për herë të parë, pesha ishte shumë e madhe. Ne kemi ndenjtur në Stamboll, kemi ndenjtur diku te 18 ditë ka qenë një super eksperiencë një super organizim. Mendoj që është një nga eksperiencat më të mira dhe më të mirë-organizuara që mbahet mend. Në pjesëmarrjen e dytë në festivalin e këngës me Arbri Arapi. Ndjehem mirë që mbahem mend si Rosela e Etheve sepse nga Ethet dola, mendoj që po të mos ishin Ethet nuk do të ekzistoja sepse më vjen mirë kur ti identifikohesh me një format ku mbi të gjitha je votuar dhe je pëlqyer nga publiku, kjo është gjeja më e mirë, është test shumë i fortë ai. 3.Tjetra (2008) Ishte një rikthim, një ndryshim dhe imi dhe në pjesën time, pamja, unë kthehesha komplet ndryshe dhe kisha një pauzë të vogël në atë periudhë. Në këtë fabul unë thjesht kam qenë një tjetër. 4.Rruga e zemres ft. Eliza Hoxha (Kënga Magjike 2009) Kënga u nis për mua e përfundoi në duet me Eliza Dushkun. Ka qenë një super kujtim. Ndodh që në festivale meqenëse zgjat shumë edhe nata finale, njerëzit mezi presin të ikin edhe mbaj mend që të gjithë ishin duke kërcyer me ne. Mbaj mend që kërcenin, këndonin, ishin të lumtur, ishte një emocion i jashtëzakonshëm, kur publiku e mbështet atë. 5.Nje tjeter jete ft.Eliza Hoxha & Pirro Cako (Fest 2010) Një bashkëpunim me Eliza Hoxha dhe Pirro Çako. Lindi një këngë që është shumë e bukur. 6.Sikur te isha ti (Kënga Magjike 2011) Teksti i Big Bastës është pritur shumë mirë e më vjen mirë që ende pëlqehet shumë dhe jam e lumtur që kam pasur fat të bashkëpunoj me më të mirët. Jam munduar gjithmonë që në këngët e mija, mesazhet të jenë të forta për një tematikë të caktuar, për diçka që më ka prekur mua, jo detyrimisht mund të ketë lidhje personale, por mund edhe të më ketë prekur mua dhe ne fatkeqësisht në Shqipëri kemi shumë probleme si dhuna ndaj gruas apo agresiviteti.

7.Tash s’po du ft.Stresi (2014)

Bashkëpunimi me Stresin. Unë isha e ftuar, të isha pjesë e produksionit të Vëllezërve Laço dhe Adi Hilës dhe po mendonim se çfarë të bënim si të vijë Rosela pak më ndryshe dhe po mendonim sikur të bëja një bashkëpunim me Stresin. Në një moment hezitova dhe mendova a shkojmë ne të dy, a do përshtatemi vokalisht (ishte ideja se Stresin e njihja). Se Stresi kështu duket ‘bad boy for life’, por në fakt është një djalë me një zemër flori dhe të them të drejtën ishte shum korrekt. Tekstin e vet e ka bërë për pesë minuta dhe e ka bërë vetë pjesën e vetë dhe më mahniti sepse nuk kisha punuar ndonjëherë. Kështu që ka qenë një eksperiencë shumë e bukur dhe aty lindi një miqësi shumë e mirë që vazhdon.
Dita Ndërkombëtare e Paqes, Flutura Brakaj mesazh të rinjve: “Proces i gjatë, por duhet të besojmë!”
Live From Tirana 00:05 21/09/2024
26 mijë ndjekës më shumë?! Kush është ish-banori i BBV që ‘mbretëron’ në Instagram këtë javë?
Live From Tirana 00:04 21/09/2024
Librat që të ndryshojnë botëkuptimin, Aida Baro: “Ka gjithmonë një anë tjetër për të zbuluar…”
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
“Mos mbani lule në…”/Trendet e reja të arredimit të shtëpisë sipas Anila Hetoja!
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
Rikthehet Zhaku, ndan me publikun të pathënat e jetës së saj të re si nënë: “Emri i djalit…”
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Maskat e duhura për fytyrën me përbërës direkt nga frigoriferi juaj…
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Koha për të manifestuar, ja çfarë sjell eklipsi hënor për të gjitha shenjat e zodiakut!
Live From Tirana 00:00 18/09/2024