Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati ka një thirrje për shqiptarët…

Këtë të martë Eurovisioni u rikthye në ekranet tona me gjysmëfinalen e parë. Shqipëria, me këngëtaren Ronela Hajati hapi këtë natë të parë gjysmëfinale. Me energjinë e saj, potencën vokale dhe ritmet e këngës ‘Sekret’, Ronela Hajati ndezi skenën, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që ajo të merrte votat e publikut për të shkuar në finale.

Duartrokitjet e publikut në sallë ishin të shumta, megjithatë ato nuk ndikuan për të shtuar votat për këngën shqiptare. E teksa shpesh bukuroshja është kritikuar në rrjete sociale lidhur me këngën dhe performancën e saj, por sërish ‘Sekret’ vazhdon të jetë shumë e klikuar dhe kënga të dëgjohet kudo pavarësisht komenteve.

Ndaj me anë të një Instastory ka reguar dhe Ronela duke bërë një thirrje për shqiptarët.

Ore Shqipe, po na këndoni ndonjë këngë tjetër të Eurovision apo vetëm timen keni qejf? Sa të mirë që jeni. Në fakt mua më shumë më pëlqeu si u duka. Si shpirt! #shqipëriaderinëvdekje #askushnuktëdosashqipet

Ditën e djeshme, i ftuar në një lidhje telefonike në “Pardon My French” ishte Niko Komani, stilisti i artistes në ‘Eurovision’, i cili u shpreh si më poshtë.

Njerëzit qanin aty dhe ne e kuptuam që ajo ishte gabim. Ne nuk mund të qajmë me një refuzim të vogël sepse dashuria ishte e madhe. Ishim një ekip që të gjithë na përgëzonin për energjinë që ishte aty. Unë mendoja që do ishim në top 10, maksimumi në top 12.