Sport

Ronaldo “shigjeta” në drejtim të Ten Hag: S’mund të thuash nuk luftoj për trofe

Ylli portugez Cristiano Ronaldo, një nga futbollistët që ka shkruar historinë me Manchester United, ka kritikuar trajnerin e “Djajve të kuq”, Ten Hag.

“Nëse je menaxher i Manchester United, nuk mund të thuash se nuk do të luftosh për Premier League ose Champions League” – tha ai për Ten Hag.

Më pas CR7, shtoi: “Manchester United ka nevojë për kohë sepse është ende një nga klubet më të mira në botë, por ata duhet të ndryshojnë. Kjo është e vetmja mënyrë”.