“Dancing With the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.
Një nga të ftuarit në episodin e fundit ishte Ronaldo Sharka, i cili kujtojmë se u eleminua këtë të premte nga “Dancing With The Stars”. Por si ka qenë kjo eskperiencë e Ronaldos në “DWTS”?!
Unë e shijova në maksimumin, kam dhënë dhe kam marrë emocione, njoha shumë miq në jetën time dhe një mike si Frenki dhe jam shumë i lumtur. Unë dhe Frenki ishim përgatitur gjatë gjithë mbrëmjes që mund të iknim. E kisha si ndjesi, por jo si frikë.
Por si u shpreh Ronaldo për raportin e tij me Oltën?!
Unë e kisha shumë të rëndësishme, pasi kisha shumë konkurrentë nga BBV dhe një anëtare jurie, ndaj doja ta linim pas me këtë eksperiencë të re. Ndaj ishte dhe ajo puthja e dorës, sepse nuk ishte në ëndrrat e mia më të mëdhaja t’i puthja dorën Oltës, por për të treguar që nuk kam asgjë. Derisa ajo devijoi dhe nuk besoj se ka ndonjë profesionist që bën komente të tilla.
Unë nuk kam ecur në jetë me servilizëm, nuk kam ecur duke iu lëpirë jurisë të më japë tre pikë më pak, tre më shumë. Unë kam ecur vetë, do vazhdoj do eci vetë me ndihmën e njerëzve që na ndihmojnë në jetë, por nuk jam penduar për asgjë në “DWTS”.