Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Ronaldo Sharka, ish-banori i edicionit të dytë të këtij formati për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Si i komenton ai çiftet e BBV?
Meritoni krijoi ndoshta atë lidhjen e vetme të saktë në këtë Big Brother mendoj unë Ilnisa-Meriton, në të cilën kam besuar dhe vazhdoj të besoj. Ndryshe nga dy lidhjet e tjera, Sara-Bardhi apo Romeo-Heidi. Mendoj që kanë qenë thjesht lidhje interesi, reklamash Instagram-i.
Përse ai i shikon kështu?
Po, sepse shiko ka një gjë që publiku e vë re. Dashurinë mes dy njerëzve. Domethënë prandaj u fiksuan kaq shumë njerëzit vjet me Luizin dhe Kiarën se e vinin re romanticitetin e tyre. Domethënë tek Romeo dhe Heidi, ose tek Einxhel dhe Dagz kur Einxhel ka qarë me lot, me shpirt kur është eleminuar Dagz-i, apo e kundërta se nuk e mbaj mend si ka qenë. Tek Romeo dhe Heidi nuk e kam vënë re këto detaje. Më duket sikur janë me zor me njëri-tjetrin. Edhe kur puthen më duket sikur nuk kanë asnjë tensioni seksual. Pra, një puthje me zor, kinemaje do ta quaja unë. Pastaj për çiftin tjetër i uroj më të mirat. Janë në pritje të ëmbël dhe ta shijojnë lidhjen e tyre, por unë nuk besoj tek vendimet kaq të shpejta direkt pas Big Brother. Big Brother është një eksperiencë shumë e vështirë që askush nuk mund ta kuptojë pa e provuar, pa qenë brenda atyre mureve dhe do pak muaj, do pak kohë nga Big Brother. Ti nuk mund të jesh në efektin e famës dhe të marrësh një vendim kaq të rëndësishëm mendoj unë. Gjithsesi ndoshta jam edhe gabim.