Celebrities Gossip Showbiz

Ronaldo Sharka braktis provat pasi Luiz Ejlli i vjen surprizë!

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Provat e ditës së konkurrentëve të “Dancing With The Stars” nuk u mbyllën pa të papritura, kryesisht për Ronaldo Sharkën. Gjatë përgatitjes për natën e rëndësishme të së premtes, fituesi i “Big Brother VIP” Luiz Ejlli, hyri në palestrën e provave. Menjëherë pas këtij veprimi Ronaldo i nervozuar ka braktisur ambientin, duke lënë provat për pak kohë pezull, pavarësisht se këngëtari nuk i foli fare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Luiz Ejlli është bërë së fundmi pjesë e provave të “Dancing With The Stars”. Ai ishte i pranishëm në provat e Ina Kollçakut partnerin e saj në kërcim, Eltionin. Teksa ky i fundit po i mësonte këngëtarit të njohur koreografinë, në një moment Luizi duhej të prekte të pasmet e Inës dhe ta ngrinte atë lart. Mirëpo ai tha që për të bërë këtë veprim duhet ti merrte leje bashkëshortes së tij, Kiara Tito pasi edhe kur pranoi të luante në filmin “Në Kuadër të Dashurisë” ish-banori nuk e kishte ditur që do kishte skena, ku ndër to ishin edhe puthjet me Olta Gixharin.