Sport

Ronaldo në ‘shtëpi’, Messi thyen dy rekorde të reja dhe çon Argjentinën në finale!

Lionel Messi ka thyer edhe dy rekorde tjera pas fitores së Argjentinës kundër Kanadasë në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës.

Messi tani është bërë zyrtarisht golashënuesi i dytë më i mirë ndërkombëtar me 109 gola, duke kaluar Ali Daein në tabelën e golashënuesve dhe renditet vetëm pas Cristiano Ronaldos me 130 gola.

Fitorja e fundit do të thotë se Messi e ka çuar vendin e tij në shtatë finale të mëdha ndërkombëtare, me pesë në Kupën e Armerikës dhe dy në Kupën e Botës.

Argjentina është finalistja e parë e Kupës së Amerikës. “Albiceleste” me Lionel Messin në krye fituan 2-0 kundër Kanadasë në “MetLife Stadium” në New York.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 me golin e Julian Alvarez, që shënoi pas pasimit të de Paul në minutën e 22-të. Në fraksionin e dytë ishte Lionel Messi që tundi rrjetën dhe likuidoi Kanadanë.

Tanimë Argjentina pret fituesin e Uruguai – Kolumbi për të mësuar rivalin në finalen e madhe të 15 korrikut në orët e para të mëngjesit me orën shqiptare.