Romir Zalla sugjeron pesë filmat e tij të preferuar!
Live From Tirana • 21:17 17/02/2021
Një ndër aktorët më të talentuar të humorit shqiptar, një artist plot dinamikë e që ka sjell projekte të mrekullueshme gjatë karrierës së tij, vjen sot para mikrofonit të “Top Albania Radio”-s. I ftuari në të mërkurën artistike është Romir Zalla, i cili ndan me ne pesë filmat e tij të preferuar. 1. “Birdman” (2014)” Me thënë të drejtën, kur e kam parë për herë të parë u shokova. Xhirimi i “One Shot”, është realizuar i gjithi për një orë. Gjithsesi, filmi flet për jetën e një aktori, ku aty gjeta veten, që ka luajtur shumë filma, e në një moment pjekurie i rikthehet teatrit si regjizor, aktor dhe s’ia arrin dot. Kjo prej kritikave që të vrasin. Ai përpiqet të vrasë veten ku e publikon me video dhe vajza e tij, që i përket brezit të sotëm, i thotë se tani, ai është bërë i njohur. Ky është realiteti sot, nuk ekziston nëse nuk je pjesë e jetës virale. Nuk ka sens! 2. “Friends” (1994-2004) Më është rindezur dëshira për t’a rishikuar gjatë karantinës, prej fëmijëve. Unë shikoj e flas nga ana profesionale, ku më pëlqen skenari, batutat, ndërveprimi mes aktorëve. Më bën t’i shoh për të kuptuar diçka më shumë rreth teknikës për të bërë një humor më të pastër. Është një serial që do mbetet gjithmonë trend. 3. “Tutta Colpa del Paradiso” (1985) Me Francesco-n kam një relatë të ngrohtë me çdo film të tij. Është një artist dimensional, ku ka dorë kudo, në çdo pozicion. 4. “La Vita e Bella” (1997) Benigni është një gjeni, në këtë film ai trajton me ironi e humor një ngjarje totalisht tragjike. 5. “The Wolf of Wall Street” (2013) Është një film që e pëlqej për faktin se është shumë-planësh dhe Di Caprio ka rolin më të mirë. Di Caprio me regjisorin duhet të kenë një marrëdhënie shumë të mirë, sikur ja njohin skutat më të errëta njëri tjetrit, për të nxjerrë këtë prodhim të fuqishëm. Ndër të tjera, aktori i njohur Zalla na tregoi që projektet e tij më të fundit janë dy filma me metrazh të gjatë dhe shpreson të dalin brenda këtij viti.
Dita Ndërkombëtare e Paqes, Flutura Brakaj mesazh të rinjve: “Proces i gjatë, por duhet të besojmë!”
Live From Tirana 00:05 21/09/2024
26 mijë ndjekës më shumë?! Kush është ish-banori i BBV që ‘mbretëron’ në Instagram këtë javë?
Live From Tirana 00:04 21/09/2024
Librat që të ndryshojnë botëkuptimin, Aida Baro: “Ka gjithmonë një anë tjetër për të zbuluar…”
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
“Mos mbani lule në…”/Trendet e reja të arredimit të shtëpisë sipas Anila Hetoja!
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
Rikthehet Zhaku, ndan me publikun të pathënat e jetës së saj të re si nënë: “Emri i djalit…”
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Maskat e duhura për fytyrën me përbërës direkt nga frigoriferi juaj…
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Koha për të manifestuar, ja çfarë sjell eklipsi hënor për të gjitha shenjat e zodiakut!
Live From Tirana 00:00 18/09/2024