Përpos aktrimit dhe moderimit vëllezërit Veshaj prej pak kohësh kanë nisur karrierën e tyre dhe në muzikë, ku kanë arritur të kenë shumë sukses. Deri më tani binjakët i kemi parë të bashkëpunojnë në projektet muzikore vetëm me këngëtarin dhe producentin e njohur, Elgit Dodën, me të cilin kanë lansuar mjaft këngë të suksesshme dhe kanë arritur miliona klikime.
Para pak ditësh, Romeo na ka bërë të gjithëve të dyshojmë me një postim në ‘Instastory’, teksa dukej i shoqëruar me këngëtarin shumë të njohur, Ermal Fejzullahu, duke nxitur aludimet për një bashkëpunim mes tyre. Më pas të dy artistët konfirmuan bashkëpunimin e tyre, pasi postuan video duke kënduar një pjesë nga kënga e re. Duket se kënga do të publikohet më shpejt nga sa mendonim. Vetëm pak më parë Ermali ka treguar në ‘Instastory’ se projekti i tyre muzikor do të lansohet nesër në orën 19:00 dhe se do të titullohet “Më e mira”.
Donaldi dhe Romeo Veshaj më në fund kanë nisur emisionin e tyre të shumëkomentuar. “Më lër të flas” u bë një shprehje identifikuese për Donaldin në “Big Brother Vip” teksa në përballje me banorët e tjerë kërkonte ta linin të fliste. Nga kjo gjë mori spunto ideja për një format televiziv që do jetë ҫdo të premte në ekranin e Top Channel, me të ftuar, me batuta, ngacmime dhe shumë emocione.