Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. Të ftuar sot në “Big Brother Radio” ishin Malvina Duraku dhe Gerald Qerimi, të cilët bënë një analizë të detajuar mbi banorët dhe situatat e “BBV3”. Lidhur me nominimin Heidi-Romeo, ja si u shprehën ata.
Gerald: Unë mendoj që do jetë Romeo që do shkojë në finale sepse ka pasur më shumë situata se Heidi, më shumë kauza se Heidi. Mendoj që Romeo është lojtar potencial, por mendoj se edhe nëse Heidi shkon para Romeos, do ketë dinamika të reja në shtëpi sepse banorët do i thonë që e mundi e dashura e tij. Unë mendoj që Romeo ka ditur të luajë, ka gjëra më të vlefshme sesa Heidi sa i përket lojës…
Malvina: Duke qenë se janë cift edhe ndjekësit i kanë të përbashkët. Mendoj që Romeo edhe po të dalë në çdo televotim çdo javë do i shpëtojë televotimeve sepse është lojtar i fortë… Romeo dhe Egla do jenë sërish miq, sepse kur arriti të falë Meritonin…