Rikthehet në Top Albania Radio, Big Brother Live nga Shtëpia. Edhe në këtë edicion të tretë të spektaklit më të ndjekur, me personazhet më të komentuar, nuk do të mungojë takimi që i kthen banorët në prezantues radiofonikë, gati për të na dhuruar emocionet e radhës.
Deri në orën 18:00 do t’ju mbajnë të mbërthyer, ashtu siç dinë ata, gati për të thyer sot edhe rekorde dëgjueshmërie, përveçse shikueshmërie me temat e përzgjedhura.
Romeo për Meritonin: Të kuptosh gabimin, je burrë.
Nëse do më pyesin jashtë apo do ta thoja me një titull kënge marrëdhënien time me Meritonin do kisha vetëm një shprehje: Shumë gabim. Ne nuk njihemi këtu brenda, kemi kohë që njihemi dhe kjo nuk duhej të ndodhte. Sa vlere ka Meritoni tek mua, ska vlerë tek banorët e tjerë.
Meritoni: Banorët e kanë diskutuar shumë marrëdhenien tonë. U ka bërë shumë përshtypje që pavarësisht debateve une kam zgjedhur gjithmonë Romeon. Kam qenë në ekipin e tij. Shumë janë habitur për zgjedhjet e mia
Romeo: Edhe kur jemi zënë, unë e kam quajtur finalist. I kam shprehur urimet e mia për lidhjen me Ilnisën. U kam thënë sa të bukur jeni dhe sa e bukur është gjëja juaj sepse është e vertetë.
Roza: Të dy keni mbështetës nga jashtë dhe jeni shembuj për adoleshentët dhe të rinjtë prandaj këto mesazhe janë shumë të rëndësishme dhe unë jam shumë e lumtur