Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.
Ndërkohë që vetëm pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e BBV3, mbrëmjen e stome, shtëpisë më të famshme në Shqipëri i janë bashkuar disa prej gazetarëve të ekranit të Top Channel dhe bëhet fjalë për Blendi Salaj, Enxhi Nasufi, Ronaldo Sharka, Erjona Rusi, Ina Kollcaku, Ed Manushi dhe Bieta Sulo.
Teksa të gjithë kanë qenë të ulur rreth tavolinës duke darkuar, ka qenë Ina ajo që i ka drejtuar Romeos një pyetje në lidhje me konkurrentin që ai mendon se do e nxirrte ai nga shtëpia.
Unë mendoj se konkurrenti i vetëm që do më nxirrte mua nga kjo shtëpi do të ishte Donaldi sepse mendoj se ka qenë shumë herë më i zoti se mua
View this post on Instagram