Lajmet e fundit

Romeo habit banorët, i shkruan letër Julit: Kur të takova për herë të parë…

Ditën e sotme Vëllai i Madh i ka dhënë një sfidë të re banorëve të BBV. Sipas zarfit të mbërritur në shtëpi, i cili është lexuar nga Jetmiri, njoftohej se të gjithë banorët do i shkruanin letër një banori tjetër, duke shprehur vlerësimin apo dashurinë që kanë për të.

Banorët kanë nisur të shkruajnë letrat për njëri-tjetrin teksa të gjithë janë mbledhur në oborr. Një ndër letrat që ka habitur banorët ka qenë ajo e Romeos drejtuar Julit, në të cilën shkruhej:

“I dashur Julian, kam qenë i ri kur të takova për herë të parë. Nga ai takim mbaj mend vetëm sytë. Janë të njëjtët sy që po lexojnë këtë letër. Të njëtët sy që herë ngrysen dhe herë shkëlqejnë kur më shohin mua. Eh i dashru Jul, sa kohë ka kaluar nga ai takim. Kush do e dinte që një ditë ne do të flinim të dy në një dhomë, do të jetonim të dy në një shtëpizë që mua më pëlqen ta quaj foleza jonë e dashurisë. Thonë se dashuria është e verbër, nuk na lë ne të zgjedhim kë të duam por vendos ajo për ne. Jul pa ty nuk jam i njëjtë Jul, o Jul, o hëna e ditëve të mia, dalsh sa më shpejt jashtë. I joti, Romeo”.