Celebrities Gossip Showbiz

Romeo dhe Erjola kanë patur diçka jashtë? Ja si u përgjigj banori!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Teksa një pjesë e mirë e banorëve kanë qenë në oborr, Egla ka ngacmuar fillmisht Gracianon në lidhje me idenë që ai pati që mes Romeos dhe Erjolës mund të ketë pëlqim. Më pas Egla ka pyetur drejtpërdrejtë Romeon nëse ai dhe Erjola kanë patur diçka jashtë.

Egla: O Graciano, pse e ke ngacmuar Romeon me Erjolën?

Graciano: Nuk dua ta diskutoj.

Egla: Di ndonjë gjë për ata të dy se kam gjithë këto ditë që po pyes dhe nuk më tregojnë.

Graciano: Nuk dua t’i kthehem.

Egla: Kanë patur ndonjë gjë? Romeo, ke patur ndonjë gjë me Erjolën? Se po e mendoja.

Graciano: Unë them ndaloje këtë muhabet.

Egla: Keni patur ndonjë lidhje apo njohje jashtë?

Romeo: Punojmë në të njëjtin institucion.

Egla: Këtë e dinë, e dinë të gjithë. Thjesht po pyes sepse kam disa pyetje pa përgjigje. Ti e di që jam kurioze e madhe.

Romeo: Pse më vë në siklet? Cfarë të bëra?

Egla: Aa zogu vogël…

Teksa në shtëpi është vendosur në sfond kënga e Dua Lipës, Heidi është shprehur se ajo është e dashura e Romeos. Banorja tha këtë duke iu referuar një deklarate të aktorit në natën e parë të nisjes së spektaklit ku shprehu pëlqimin për këngëtaren me origjinë shqiptare. Ndërsa çifti kërcenin nën ritmet e këngës së Dua Lipës dhe pranë tyre qëndronte Erjola, Heidi iu është drejtuar Romoes duke i thënë që i lejohen deri në tre të dashura.