Romeo Beckham flitet se është larguar nga klubi i tij i futbollit në Premier League për t’ju fokusuar karrierës së modelingut. Sipas The Sun, mesfushorit iu ofrua një kontratë e re nga Brentford FC në qershor për të qëndruar me ekipin e tyre B por, siç duket Romeo, shpreson të ndjekë hapat e nënës së tij Victoria Beckham, teksa nënshkroi me agjencinë e modës, Safe Management.
Romeo nuk është fillestar në botën e modës, pasi ai ka marrë pjesë në një fushatë të Burberryt kur ishte vetëm dy vjeç. “Romeo ka vendosur të lë ‘këpucët’ dhe t’i kushtojë kohën e tij karrierës si model”-tha një burim. “Ai e ka dashur kohën e tij në Brentford, por duhet të përqendrojë vëmendjen te moda, ku qëndron pasioni i tij”. “Romeo së fundmi ka nënshkruar me një agjent të modës në Paris dhe synon të punojë me disa marka masive”,-thuhej gjithashtu sipas këtij burimi.
Rikujtojmë se Romeo Beckham konfirmoi disa muaj më parë ndarjen nga partnerja e tij, Mia Regan, me anë të një deklarate në rrjetet sociale. Kishte spekulime se futbollisti dhe modelja i kishin dhënë fund lidhjes së tyre. Krahas një fotoje të tyre së bashku, Romeo shkroi në një postim në Instagram duke shkruar: “Unë dhe Mooch kemi ndarë rrugët pas 5 vitesh dashuri, ne kemi ende shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe ende kemi një miqësi të fortë”.
Edhe Mia publikoi një deklaratë, duke shkruar në një postim në Instagram se dyshja ishin “miq me njëri-tjetrin”. Ajo megjithatë tha se ajo dhe Romeo kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin, ndërsa shtoi se dashuria merr forma të ndryshme. “Ky është Ro, ne jemi rritur me njëri-tjetrin që kur ishim 16 vjeç. Dashuria merr forma dhe rrugë të ndryshme ndërsa ti rritesh”. Dyshja e cili filloi lidhjen e tyre në vitin 2019, thuhet se u pa për herë të fundit së bashku në “British Fashion Awards” në Londër në dhjetor.