Bota Tech

Romantike apo rrëqethëse? Bëhet virale videoja e krijuar nga AI ku shfaqen Trump dhe Harris si të dashuruar!

Një video e krijuar nga Inteligjenca Artificale, e cila nuk shfaq askënd tjetër përveç Donald Trump dhe Kamala Harris, është bërë virale në rrjetet sociale. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një video që ka paraqitur dyshen politike duke i vendosur në situata romantike.

Ish-presidenti dhe zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shfaqen të kapur për dore teksa ecin në një plazh në perëndim të diellit, duke ndarë një puthje pasionante, madje edhe duke pritur ardhjen e një fëmije. Në një skenë tjetër që është po aq gazmore dhe disi rrëqethëse, Kamala shihet duke përqafuar një “fëmijë Trump” dhe seksioni i komenteve është i mbushur me reagime. Videoja tregon në mënyrë të përkryer se sa kreative mund të bëhet AI, duke i kthyer dy nga figurat më të njohura politike në situata të papritura romantike.

Fushatat e Donald Trump dhe Kamala Harris shpenzuan deri në 280 milionë dollarë për reklama televizive në muajin gusht dhe pritet që kjo shifër të jetë edhe më e lartë në pjesën e mbetur të gushtit dhe në dy muajt e ardhshëm. Deri më tani, fushata e kandidatit republikan është në krye, duke shpenzuar gjithsej 151 milionë dollarë për sulmet televizive ndaj Harrisit. Nga ana tjetër, fushata e demokrates shpenzoi 129.9 milionë për marketing politik të këtij lloji.