Ditët e fundit kudo po përflitet për lidhjet romantike të yllit hollivudian Leonardo DiCaprio. Që pas ndarjes së aktorit nga modelja 25-vjeçare Camila Morrone, në rrjet po vlojnë thashethemet se Leo ndahet nga të dashurat e tij sapo ato mbushin 25-vjeçe. Por, për këto thashetheme së fundmi ka reaguar edhe ish e dashura e DiCaprios, Kristen Zang e cila rikujtojmë se ka qenë në një romancë me aktorin nga viti 1995 deri në 1999.
Zang gjatë një interviste me “People” tha se nuk ka folur kurrë më parë për ish-in e saj, por e ndjeu veten të detyruar pasi pa disa komente për të në internet.
Unë jam një person shumë privat, njësoj si ish i dashuri im. Por javën e kaluar, për herë të parë, jam ndjerë e detyruar të ndaj disa gjëra.
Ajo kritikoi fansat të cilët komentuan se Morrone ishte “shumë e vjetër” për yllin e “Don’t Look Up” sepse lidhja e tyre përfundoi pak pasi Morrone mbushi 25 vjeçe këtë vit.
Për sa i përket Leos dhe ndarjes së tij të fundit, kush e di se çfarë ndodhi? Ndoshta Camila e donte, por ishte gati për kapitullin tjetër, ndoshta është i përkohshëm, apo ndoshta nuk është puna jonë, por a mund të ndalemi me titujt dhe komentet e moshës?
Më tej ajo zbuloi detaje nga lidhja e saj me aktorin:
Leo dhe unë jemi takuar për katër vjet. E takova rastësisht përmes miqve kur isha 19 vjeçe dhe filluam të takoheshim kur ishim të dy 21 vjeç. Ne ishim fëmijë. Shkonim në parqe argëtimi, koncerte, muzeume dhe kinema. Unë isha me të kur ai bëri “Romeo & Juliet”, “Titanic” dhe “The Beach”.
Megjithatë, ajo gjithashtu pranoi ironinë në situatën e saj pasi ata i dhanë fund katër muaj pas ditëlindjes së saj të 25-të. 48-vjeçarja shprehet se:
Nuk di si ta shpjegoj saktësisht, thjesht u ndjeva sikur isha gati që lidhja jonë të përfundonte. Më dukej sikur e kisha tejkaluar atë version të vetes sime, vajzën e shkollës së mesme të Hollivudit. Doja të kuptoja se kush isha dhe çfarë doja.
Rikujtojmë, se interesimi i radhës romantik i Leonardo-s mund të jetë modelja amerikane Gigi Hadid, pasi thashethemet kanë qarkulluar rreth tyre që nga ndarja e tij e fundit.