Celebrities Film & Tv Showbiz

Romanca e Heidit dhe Romeos, Albi Nako: “I kam bërë një test…”

Të ftuar në studion e “Wake Up” mëngjesin e sotëm kanë qenë Dea Vieri dhe Albi Nako, dy nga ish-banorët e “Big Brother VIP 3”. Ata kanë komentuar mbi ngjarjet e mbrëmshme gjatë ‘prime’-it, por dhe duke analizuar lojën e secilit banor…

Cili është sipas jush lojtari më i fortë aty brenda?

Dea: Unë mendoj se është Egla, të bën dhe për të qeshur. Nëse aty brenda bezdisesha kaq shumë, tani kur e shoh si publik është e këndshme për t’u parë. Ka potencialin për të fituar.

Albi: Egla ka fanatzi në lojë. Deri diku shihja të fortë dhe Julin, por pres më shumë. Finalja e vërtetë do të jetë midis Julit dhe Eglës.

Shumë e komentuar është dhe lidhja e Romeos dhe Heidit…

Dea: Romeo dje ka marrë mesazhe shumë të forta. Nuk po e shohim gjëkundi përveç se cepave duke qarë. Është bërë shumë e lodhshme. Romeo ndihet vërtet viktimë në situata. Ai e tepron. Më pëlqen dhe Heidi si lojtare. 

Albi: Po nuk e mori kthesën nga sot, do të rrezikojë shumë. I jep kënaqësi të bëjë viktimën. Besoj më shumë Romeon se sa Heidin, se atë njoh. Heidi i ka dhënë provat edhe në formatin tjetër, ka pasur nja dy raste. Të njëjtën gjë po e bën edhe këtu.

Po lidhur me propozimin që i bëri Heidit për të dalë të dy nga shtëpia?

Albi: Romeo ishte i vërtet aty. E kam pyetur një herë Heidin se pse po e bënë këtë format këtu në Shqipëri dhe e pranoi se nëse i bëhet një ofertë e mirë ajo ka për të qenë këtu pjesë e showbiz-it. Kështu që ti Dea, jepi fort se nuk i dihet (qesh). Opsionin e qëndrimit këtu dhe romancën me Romeon, do i shohim si disa figura të tjera – pa përmendur emra – nëse dinë ta luajnë lojën mirë.

Dea: Bravo për Heidin që nuk pranoi të dilte. Nuk ka pse të humbte lojën për një marrëdhënie.

Si e shihni lojën e Jetmirit duke qenë dhe një nga banorët që ka hyrë së fundmi në shtëpi dhe duket se ka krijuar një alencë me Françeskën, pasi edhe dje shpëtuan njëri-tjetrin?

Dea: Iu duhet alenaca atyre të dyve. Kam qenë shumë konfuze kur hyri Jetmiri që në fillim. Kam dashur t’i jap kohë, është personazh që punon me strategji, jam kurioze ta shoh edhe pak më gjatë. Ka hyrë me strategji tjetër. Por nuk e shoh në finale.

Albi: Puqja me Françesken mendoj se do të krijojë gjëra.

Cilin nga banorët shihni si më të rrezikuar për të dalë të shtunën?

Dea: Lë shtëpinë Julia. Më ka pëlqayer dhe mendoja se do të ishte një lojtare e fortë, por ishte pak zhgënjyese. Nuk mendoj se ka më për të dhënë.

Albi: Nuk e kuptoj pse nuk del Julia në ‘Prime’, sepse është aktive gjatë ditës. Them se Liami duhet të dalë.