Emri i Gerard Pique vazhdon të jetë kryefjala e mediave të huaja, pas ndarjes nga Shakira dhe lidhjes së re me 23-vjeçaren Clara Chia Marti. Pique dhe Clara u panë pak ditë më parë në një dalje së bashku, e cila thuhet se ka mërzitur ish-in e tij, Shakirën. Kjo pasi të dy kishin rënë dakord të mos shfaqeshin me partnerët e tjerë në publik për një vit nga njoftimi zyrtar i ndarjes së tyre. Mesa duket, ylli i popit nuk është e vetmja që është mërzitur me vendimin e futbollistit të Barcelonës për të mos mbajtur të fshehtë lidhjen e tij me Kian.
Sipas një raporti të Marca, prindërit e Clara Chia nuk janë dakord me marrëdhënien e vajzës së tyre me Pique. Babai i Clara Chia Martit është një fans i Piques, por si ai ashtu edhe nëna e saj janë të pakënaqur për raportimin mediatik të lidhjes së vajzës së tyre me futbollistin. Ata nuk ndihen rehat me faktin që emri i vajzës së tyre po dëgjohet kaq shumë këto kohë dhe ata dëshirojnë të mbajnë të fshehta të dhënat e tyre personale.
Mirëpo, tashmë në shtypin e huaj është zbuluar se babai i Chias është pronar i një studio ligjore dhe nëna e saj është punonjëse administrative. Zhurma e madhe pas ndarjes së bujshme të Shakira-s dhe Gerard Piqué vazhdon t’i bëjë njerëzit kureshtarë edhe për të mësuar më shumë për lidhjen e re të futbollistit spanjoll me Clara Chia Marti-n. Fotot e Martit, prej disa javësh janë bërë publike, por në dritë kanë dalë detaje të reja për çiftin.
Sërish në skenë del gazetari Jordi Martín, i cili ka zbuluar së fundmi se Pique dhe 23-vjeçarja tashmë do të jetojnë në apartamentin e futbollistit spanjoll. Veç kësaj, ai ka treguar se ndryshe nga sa spekulohet, ata nuk kanë një lidhje të shkurtër, por kanë rreth një vit. Por, drama nuk përfundon këtu. Korrespondenti spanjoll i programit ‘El gordo y la flaca’ ka detajuar informacione të reja në lidhje me Clara Chía Martí. Clara Chía duket se nuk ka qenë edhe aq besnike ndaj partnerit të saj.