Anya Taylor Joy u pyet së fundmi në një intervistë të fundit për rolin që ëndërron t’i ofrohet në një moment gjatë karrierës së saj. Siç u përgjigj ajo, bëhet fjalë për rolin e Elsës në filmin e animuar, ‘Frozen’. Aktorja 28-vjeçare theksoi se do të donte të bënte një muzikal pasi është e varur nga puna e palodhur. Ndërkohë, ajo shprehu dëshirën e saj për të luajtur mbretëreshën e ‘Frozen’, në rast të një versioni ‘live-action’ të filmit.
“Mendoj se Frozen do të ishte shumë i lezetshëm”-u përgjigj Taylor Joy kur u pyet për rolin e saj të ëndrrave, ndërsa deklaroi gjithashtu se është një fanse e Disney. “Do të ishte shumë argëtuese të gjuash akull nga dora jote. Gjithashtu, do të ishit të preferuar në çdo festë për ditëlindjen e fëmijëve. Të gjithë vëllezërit e motrat e mia kanë fëmijë tani, kështu që unë do të doja që ata të mund të thoshin ‘tezja ime është Elsa’. Kjo do të ishte perfekte”-shtoi aktorja.
Ndërkaq, sipas një programi modern të kohëve të fundit aktorja Anya Taylor-Joy ka fytyrën më të bukur në botë, të paktën sipas një studimi të fundit. Kirurgu britanik Dr. Julian De Silva, kombinoi një program modern të hartës së fytyrës me formulën matematikore të lashtë për të përcaktuar rezultatet e Taylor-Joy, që rezultoi në një rezultat 94.46%.
Tiparet e fytyrës së Anya konsiderohen praktikisht të përsosura në çdo mënyrë. Sipas “raportit të artë të Phi” dhe një programi kompjuterik të ditëve moderne, tiparet e fytyrës dhe strukturës së kockave të yllit 28-vjeçar të The Queen’s Gambit shënojnë pothuajse 95%.
Aktorja e njohur konfirmoi disa muaj më parë se është martuar në fshehtësi me partnerin e saj Malcolm McRae në New Orleans në vitin 2022. Yll i serialit “Queen’s Gambit”, u tha fansave se u martua me mikun e saj më të mirë më datën 1 prill, dy vjet më parë. Dyshja janë në një lidhje që nga maji i vitit 2021.