Roli i mbipeshës tek sëmundjet që shkaktojnë plakjen e trurit!

Depozitat e mëdha dhjamore në zonën e belit janë të rrezikshme për shëndetin, madje mund të rrisin rrezikun e shfaqjes së sklerozës tek njerëzit në moshë madhore.

Ky është konkluzioni i një studimi të botuar në prill të këtij viti.

Studimi u krye në Korenë e Jugut dhe në të morrën pjesë 473,000 njerëz mbi moshën 65 vjeçare.

Në harkun kohor të mbi 6 viteve, 13 përqind e pjesëmarrësve në studim u diagnostikuan me demencë.

Prevalenca e kësaj sëmundjeje ishte më e madhe në mesin e meshkujve që kishin një indeks të shëndetshëm të masës trupore por një bel më të gjërë se një 90 centimetra.

Çfarë Është Demenca?
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, demenca është një term që përshkruan një grup simptomash: si humbja graduale e kujtesës, rënia e aftësisë për të menduar dhe arsyetuar, si dhe problemet me komunikimin.

Rreziku i demencës përfshin:
Moshën,
Trashëgiminë genetike,
Përdorimin e tepruar të alkoolit,
Hipertensioni
Duhanpirja
Kolesteroli i lartë.
Ngushtimin e enëve të gjakut
Sipas ISHP-së demenca konsiderohet ndër sëmundjet më të keqinterpretuara ditët e sotme për arsyen se disa mendojnë që ajo vjen me moshën dhe për pasojë nuk ka trajtim ose ngatërrohet me sëmundjen Alzheimer.

Roli i Mbipeshës Tek Ky Grupim Sëmundjesh
Studiuesit e lartpërmendur arritën në konkluzionin se përmasat e belit tek njerëzit në moshë madhore dhe në moshën e tretë janë shumëherë më të rëndësishme se indeksi i masës trupore.

Kjo për arsyen sepse në moshën e tretë, njerëzit humbasin masën muskulare dhe kanë më shumë depozita dhjamore jo domosdoshmërisht duke shtuar në peshë.

Grumbullimet dhjamore në zonën e belit janë të rrezikshme jo vetëm për sëmundjet që prekin trurin por edhe sëmundjet e zemrës dhe diabetin.

Sikur të mos mjaftonte kjo, studiuesit paralajmërojnë se njerëzit që janë të shëndoshë në pjesën e barkut kanë një volum më të vogël të trurit.

Depozitat e dhjamit në këtë zonë, sipas ekspertëve, zbehin performancën e trurit, ulin vëmendjen por edhe aftësinë për të perceptuar ndryshime dhe ngjashmëri mes objekteve të ndryshme.