Në një promo të publikuar nga faqja zyrtare e “Portokalli”, është zbuluar se Kiara Tito do të moderojë programin më të dashur të humorit, së bashku me aktorin Salsano Rrapi dhe moderatoren Nevina Shtylla. “Portokalli” do të nisë nga 6 Tetori në ekranin e Top Channel.
Ndërkohë, premiera e programit të humorit në 5 Tetor në studiot e Top Channel është ‘sold out’ dhe duket se ky sezon pritet të jetë i bujshëm dhe me shumë risi. Me të ftuar special nën petkun e aktorit, shumë personazhe të njohur, aktorë e jo vetëm, do t’i shohim në programin më të dashur të humorit. E ftuar speciale në premierën e “Portokalli-së” është aktorja e njohur Rudina Dembacaj!
Sot në “Wake Up” ishin të ftuar disa nga kasti i aktorëve të “Portokalli-së”. Albana Perhati, Anxhela Muça dhe Akil Varfi zbuluan detaje lidhur me sezonin e ri të programit më të dashur të humorit. “Portokalli” bën gati 21 vjet dhe aktorja Anxhela Muça, e cila numëron disa role kujton fillimet e saj në program.
Jam shumë e emocionuar. Këtë sezon rikthehemi vrullshëm. Kemi kohë që punojmë për premierën… Ishte përgjegjësi e jashtëzakonshme në fillim sepse nuk kisha eksperiencën time në televizion, por kolegët më kanë pritur mirë.
Sa i përket roleve të saj këtë sezon, Anxhela zbuloi:
Që në puntatën e parë Grida do të rikthehet, do jem në një dyshe me Albanën dhe në rolin e polices. Do kemi të ftuar në panel, do e risjellim ndryshe Gridën në këtë sezon.