Roland Saro lindi në Pogradec. Që në shkollën fillore nisi të merrej me aktrimin. Punoi për një kohë të gjatë si aktor në teatrin e kukullave në Pogradec dhe si artist i lirë. Më pas përfundoi Akademinë e Arteve, dega aktrim.
Ka punuar si aktor teatri në shumë shfaqje dhe teatro të ndryshëm në të gjithë Shqipërinë. Më pas ju përkushtua televizionit dhe spektaklit. Aktualisht punon si pjesë e “Katërshja” në spektaklin Portokalli.
Sfida e tij e rradhës u bë Radio në programin më të ri së bashku me kolegët e tjerë të “Katërshja” të quajtur “Propaganda”.