Botë e Çuditshme Tech

Roboti që pastron bishtat e cigareve në plazhe!

“Bishtat” e cigareve përbëjnë një rrezik të madh për oqeanet dhe mund të jetë një diçka jo e lehtë për t’u pastruar me dorë, veçanërisht në hapësira publike si plazhet. Një grup shkencëtarësh italianë kanë ndërtuar një robot katërkëmbësh që mund të identifikojë mbeturinat dhe të marrë pjesët më të vogla.

VERO, roboti katërkëmbësh i pajisur me vakum, është një pajisje me katër këmbë, e krijuar për të kërkuar dhe pastruar mbeturinat në një sërë terrenesh. VERO u projektua dhe u ndërtua nga një ekip studiuesish nga laboratori në Institutin Italian të Teknologjisë në Genova.

Ndërkaq në ekip shkencëtarësh kanë konfiguruar një robot të bërë nga Boston Dynamics për të kërkuar dhe “bllokuar rritjen” e barërave të këqija. Në këtë përpjekje të re, ekipi hulumtues përdori disa nga aftësitë e Spot për të ndaluar rritjen e barërave të këqija që rriteshin në tokë bujqësore.

Studiuesit e trajnuan Spot-in për të njohur barërat e këqija në një fushë me kultura të rregullta. Ideja është që Spot të endet nëpër tokë bujqësore duke kërkuar barërat e këqija dhe me gjetjen e tyre, “t’i trullosë”. Ai nuk përdoret për djegien e barërave të këqija, por për të bërë që rritja e barërave të këqija të pengohet për disa javë. Ekipi hulumtues ka testuar Spot në një fushë pambuku në Teksas, duke i kërkuar që të përqendrojë zjarrin e tij në lloje specifike të barërave të këqija.