Botë e Çuditshme Tech

Roboti që “bllokon” rritjen e barërave të këqija…

Një ekip shkencëtarësh kanë konfiguruar një robot të bërë nga Boston Dynamics për të kërkuar dhe “bllokuar rritjen” e barërave të këqija. Në këtë përpjekje të re, ekipi hulumtues përdori disa nga aftësitë e Spot për të ndaluar rritjen e barërave të këqija që rriteshin në tokë bujqësore.

Studiuesit e trajnuan Spot-in për të njohur barërat e këqija në një fushë me kultura të rregullta. Ideja është që Spot të endet nëpër tokë bujqësore duke kërkuar barërat e këqija dhe me gjetjen e tyre, “t’i trullosë”.

Ai nuk përdoret për djegien e barërave të këqija, por për të bërë që rritja e barërave të këqija të pengohet për disa javë. Ekipi hulumtues ka testuar Spot në një fushë pambuku në Teksas, duke i kërkuar që të përqendrojë zjarrin e tij në lloje specifike të barërave të këqija.

Gjatë pesë provave, roboti u zbulua se ishte i saktë dhe efikas. Një problem që ende duhet të kapërcehet, është jetëgjatësia e baterisë. Spot ishte në gjendje të bënte punën e tij vetëm për 40 minuta në të njëjtën kohë.

Shkencëtarët kinezë kanë krijuar për herë të parë një robot me tru njeriu. Roboti punon duke përdorur një tru të rritur në laborator, një masë qelizash dhe një çip kompjuteri që ndërvepron me sistemin nervor të trurit. Ai është përshkruar si një “tru në një çip” që funksionon njësoj si truri i njeriut, duke përdorur sensorë dhe një algoritëm të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale, i cili e shtyn robotin të lëvizë, të kapë objekte dhe të shmangë pengesat.

Ekipi pretendon se truri tregon shenja inteligjence ngjashëm me trurin e njeriut, duke lëvizur në mënyrë autonome ekstremitetet e tij dhe mund të zbulojë metoda për riparimin e dëmtimit të korteksit cerebral të njeriut dhe të krijojë teknika të tjera për të shëruar çrregullimet neurologjike. Shkencëtarët kinezë përdorën qelizat staminale për të ndërtuar trurin. Ata e lidhën atë me një çip kompjuteri që i kalon udhëzimet trupit të robotit që është një përzierje e qelizave njerëzore dhe çipave kompjuterikë që funksionojnë si truri i njeriut.