Botë e Çuditshme

Roboti i ri “tmerron” me ngjashmërinë e tij me fytyrën njerëzore!

Një robot i ri humanoid duket se ka bërë hapa madhore për të kaluar ‘luginën e frikës’ duke u bërë gati i njëjtë me njeriun, teksa shfaq një seri shprehjesh njerëzore të fytyrës.

“Ameca” është roboti i krijuar nga grupi britanik Engineered Arts, i përshkruar si “roboti i përkryer humanoid për arritjen e ndërveprimit Njeri-robot.”

Në pamjet e mëposhtme shihen tiparet e frikshme të robotit-njeri në veprim, duke provuar se deklarata e kompanisë prodhuese nuk është shumë e ekzagjeruar.

 

Makineria në ngjyrë gri i ngjan shumë personazhit të filmit të vitit 2004 ‘Unë, Roboti,’ dhe ofron një rang të gjerë emocionesh njerëzore, të shoqëruara me lëvizje realiste të syve.

Në demonstrimin që duket si i para-programuar, Ameca fillimisht zgjohet, kontrollon krahët e veta me kuriozitet, dhe më pas bën një shprehje të çuditur të fytyrës, kur “vë re” se po filmohet nga të pranishmit.