Pikërisht dhjetë vjet pas dasmës së tyre, Robert dhe Anna Lewandowski i kanë thënë edhe një herë njëri-tjetrit ‘Po’. Çifti vendosi të bëjë edhe njëherë betimet e tyre, duke u martuar për herë të dytë.
“E bëmë sërish” – u kanë deklaruar fansave në Instagram.
Sulmuesi polak ftoi disa lojtarë të Barcelonës, duke përfshirë Frenkie de Jong, Andreas Christensen dhe Marc-Andre ter Stegen për të marrë pjesë në festimet në Toskanë, Itali.
Në qershor, një nga çiftet më të famshëm polakë festoi 10-vjetorin e martesës dhe fryt i dashurisë së tyre janë dy vajza, Klara gjashtëvjeçare dhe Laura trevjeçare.
Në komente, fansat i uruan ata për këtë moment mjaft të veçantë të martesës për ta. Nuk dihet ende nëse ceremonia ka qenë tërësisht private apo lista e të ftuarve ka qenë sekrete dhe e kufizuar.