Ky episod i ‘Pardon My French’ ishte me të vërtetë shumë i veçantë pasi në mungesën e Jonidës, bashkëprezantues vetëm për këtë herë u bë Elios Shuli. E jo vetëm kaq, por një i ftuar shumë interesant dhe karizmatik iu bashkangjit studios. Bëhet fjalë për këngëtarin Robert Berisha, i cili zbuloi shumëçka për TAR.
E një ekskluzivitet shumë i madh që Berisha tregoi për ‘Pardon My French’ ishte fakti se tani ai është në një lidhje, ku dhe erdhi i shoqëruar me partneren e tij, ku zbuloi se quhet Laureta. Pas një kohe të gjatë nga divorci i tij me këngëtaren e mirënjohur, Nora Istrefi me të cilën ka dhe një vajzë të quajtur Renee, tani Roberti ka nisur një marrëdhënie të re dashurore. Më shumë lidhur me këtë na zbuloi vetë këngëtari.
Pas një pauze shumë të gjatë, 4 vite ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Renee-së dhe me angazhimet e mia, po ‘robi plaket kur do vetë’. Tani jam shumë i lumtur.
A ka në planet e tij Roberti një dasmë për sa kohë tregoi se ka në krahë personin e zemrës?
Jo, dasmë nuk do ketë. Është një harxhim që nuk ia vlen. Me ato lekë i kisha bërë dy muaj pushime. Nëse ajo (partnerja) më beson që me ato lekë do kalojë më bukur se në dasmë.