Të gjithë u përfshimë pak a shumë në debatin që ndodhi në spektaklin e “Love Story” mes dy opinionistëve Robert Aliaj dhe Jerina Lalaj. E pas këtyre ngjarjeve të cilat shkaktuar edhe shumë reagime në rrjet “Love Story” nisi ndryshe këtë të hënë. Në panelin e opinionistëve ishte vetëm Bleona. Jerina Lalaj siç e bëri të ditur edhe vetë ka lënë programin javën e kaluar, ndërsa Alketa Vejsiu njoftoi se është vendosur me mirëkuptim që Robert Aliaj të mos e vazhdojë më eksperiencën në “Love Story” këtë vit.
Së fundmi Robert Aliaj në një intervistë të re është shprehur se televizioni është një nga ato vende që shet pa frikë prostitucion dhe se risku për të që është pjesë e saj është shumë i lartë.
Televizioni shet pa frikë prostitucion çdo ditë. E ke të mbushur fare! Ne i çojmë nëpër sofra njerëzve imoralitet pa fund. Vishemi si ato vajzat e trotuareve dhe ja nxjerrim njerëzve në darkë, njerëzve që shohin televizor se nuk kanë jetë. Televizioni e di çfarë është: është opsion i dytë për njerëzit këtu në Shqipëri, ku nuk ka jetë kulturore, ku ti nuk ke ku shkon, televizioni është solucioni si në kohën e diktaturës. Televizoni duhet të ketë brenda edukimin, ndërkohë këtu nuk ka fare lidhje me edukimin. Këtë nuk kuptojnë njerëzit, unë nuk është se e etiketoj atë televizion ku jam, unë etiketoj televizionin në përgjithësi si fenomen. Pikërisht se jam aty risku im është shumë i madh. Kompromiset që unë duhet ti injoroj aty janë të mëdha fare dhe çfarë mund të humbas unë është gjithçka dhe unë nuk bëj kompromis me këtë gjë.
Rikujtojmë se, i ftuar para pak kohësh në “Ndryshe”, ai theksoi për TAR se mungon mesazhi dhe shembulli i mirë për vajzat e reja, teksa përkundrazi në televizion ka vetëm provokim dhe antivlera ekstreme.
Vajzat e reja kanë nevojë të dëgjojnë diçka interesante në televizion sepse janë pa orjentim fare. Vetëm shohin këto karikaturat që dalin ekstrem provokuese, ekstrem vulgare dhe shesin mend që i kanë blerë brek*t në Milano. U çkodua, nuk ka orientim.