Aktualitet

Robert Aliaj humbet vëllain: “Në këto kohë kolerash jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brenda si një parazit”

Ditën e sotme personazhi i njohur televiziv, Robert Aliaj njoftoi ndarjen nga jeta të vëllait të tij, Rexhep Aliaj. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ai publikoi një album fotosh të vëllait të ndjerë duke ndarë dhimbjen e tij me publikun.

Artisti i mirënjohur tha se dashuria nuk vdes kurrë por në këtë kohë ‘kolere’ ku po jetojmë, ai është i detyruar të mbajë hidhërimin në shpirt.

R.I.P vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brenda nesh si një parazit të përshtjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj.