I ftuar ditën e sotme në “Ndryshe”, ishte Robert Aliaj Dragot, në një intervistë shumë të veçantë ku zbuloi më shumë nga vetja, por edhe u tregua kritik ndaj disa fenomeneve në Shqipëri. I pyetur se cilën zgjedh ai, pikturën apo muzikën, Aliaj u shpreh si më poshtë.
Janë dy gjëra që nuk ngjajnë fare. Piktura është konfrontim me vetveten, shumë i rrezikshëm, duhet të jesh i strukturuar mirë, je vazhdimisht me vetveten. Është e lodhshme, por kënaqësia është e madhe. Ka edhe piktura momentit e orgazmës artistike. Muzika është satisfaksion imediat, më rrok, më adrenalinë. Muzika është e bukur. Unë i dua të dyja, por piktura më fitoi. Më rrëmbeu piktura përfundimisht dhe bëra gabimin e jetës që lashë muzikën pas dore.
Ndërkohë, ai u shpreh gjithashtu edhe për politikën, për të cilën u tregua mjaft kritik, teksa nuk mungoi komenti as për Edi Ramën.
Politika shqiptare është esktrem vulgare, është shumë e rëndë, shumë e inkriminuar. Parlamenti është një bordello i paparë… Edi Rama ia mbledh të gjithëve, është humorist i paparë. I rreshton me batuta në Parlament.
Arti nuk mundi t’i shpëtojë komenteve të Aliaj, ose më saktë artistët shqiptarë. Ai bëri një deklaratë rreth tyre, teksa tregoi se ne jemi një popull delirant.
Artistët këtu janë delirant, dhe nuk janë fare modest dhe janë arrogant.
Ndër të tjera, Aliaj u pyet nëse do të pranonte të bëhej opinionist në “Big Brother” dhe ai u përgjigj si më poshtë.
Po, do të pranoja. Por është rreziku që të biesh në kurthin e thashethemeve, por Big Brother si format është i lezetshëm.