Java e Modës në New York ka tërhequr vëmendjen e shumë personazheve të famshëm, përfshirë këngëtaren Rihanna dhe supermodelen Naomi Campbell. Megjithatë, një video e postuar në platformën X (ish-Twitter) ka bërë bujë, duke treguar një incident që ka ngritur dyshime mbi marrëdhënien mes dy yjeve.
Në videon që është bërë virale, Rihanna, e veshur me një fustan rrjetë të mbuluar me kristale, shihet duke u takuar me ish-kryeredaktorin e “Vogue”, Edward Enninful, përpara se të eci dhe të kalojë përmes rreshtit të parë pa e përshëndetur Naomi Campbell. Campbell, e cila ishte ulur në rreshtin e parë bashkë me stilistin Law Roach, dukej e fokusuar në Rihanna dhe priste një përshëndetje, por kjo e fundit e shmangu plotësisht.
️️ Naomi Campbell and Rihanna really does h4te each other pic.twitter.com/MQdvKofJgE
— Cowboy Karlter (@Kk029922) September 7, 2024
Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit në rrjetet sociale. Një ndjekës komentoi: “Naomi Campbell dhe Rihanna injorojnë njëra-tjetrën.” Ndërsa disa teorizojnë se arsyeja e këtij incidenti mund të jetë lidhur me miliarderin Hassan Jameel, i cili ka qenë i lidhur me Rihanna-n në vitin 2017 dhe më vonë u shfaq në publik me Campbell. Disa komentues sugjerojnë se tensionet mes dy grave mund të kenë lidhje me këtë ish-partner të Rihanna-s.
Pavarësisht spekulimeve, nuk ka pasur një konfirmim të qartë për shkakun e sjelljes së Rihanna-s, dhe ndjekësit vazhdojnë të diskutojnë mbi raportet e mundshme ndërmjet dy yjeve të modës.