Celebrities Gossip Showbiz

Rita Ora thyen ‘rrjetin’ me fotot me bikini nga jahti luksoz!

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, po shijon disa ditë pushime në Formentera, pas një sëmundjeje misterioze e detyroi të anulonte një koncert në Hungari muajin e kaluar.

33-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital, por tashmë duket që e ka kaluar. Rita duket super në formë teksa po kalon pushimet me bashkëshortin Taika Waititi dhe Kate e Lila Moss.

Rita dukej perfekte me bikini të zeza, shkruan DailyMail. Disa orë para, ylli i hitit “You Only Love Me” njoftoi se nuk do të ishte pjesë e festivalit për shkak të ‘urdhrave të mjekut’.

Ju lutemi të më falni këtë kthesë të papritur të ngjarjeve, por fatkeqësisht nuk do të jem në gjendje të performoj në Campus Fesztival sonte. Duke kaluar natën në spital në Budapest, më duhet të pushoj plotësisht dhe të ndjek urdhrat e mjekut

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)