Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka shprehur trishtimin e saj të thellë lidhur me vdekjen tragjike të Liam Payne. Reagimi i saj vjen pas video-s që u bë virale ku Rita ka luftuar për të përfunduar një performancë të duetit të tyre, For You, teksa ishte në skenë në Osaka.
Në shkrim ajo e përshkroi atë si një njeri me shpirt të mrekullueshëm, duke thënë:
Unë jam e shkatërruar. Ai kishte shpirtin më të mirë, nuk do ta harroj kurrë.
Rita vazhdoi të theksojë se kishte kënaqësi të madhe të punonte me të, duke e quajtur një gëzim të madh që ta kishte pranë, si në skenë ashtu edhe jashtë saj. Ata kishin bashkëpunuar në hitin e njohur “For You”, dhe lajm i trishtueshëm ka prekur thellë fansat e tyre dhe botën e muzikës. Më pas Rita përfundoi duke thënë:
Ky lajm tragjik më thyen zemrën. Dërgoj gjithë dashurinë dhe lutjet e mia për familjen dhe të dashurit e tij. Kënga jonë ‘For You’ merr një kuptim krejtësisht të ri për mua tani. R.I.P.