Celebrities Gossip Showbiz

Rita Ora shpërthen në skenë pas lajmit për vdekjen e Liam Payne! (VIDEO)

Këngëtarja britanike ka luftuar për të përfunduar një performancë të duetit të tyre, For You, teksa ishte në skenë në Osaka.

Gjatë këngës, një foto e tyre u projektua në ekranin e madh pas saj, ndërsa ajo luftonte me tekstet e duetit të tyre, i cili u publikua në vitin 2018 për filmin Fifty Shades Freed.

33-vjeçarja më vonë u ul në skenë me kokën në duar përpara se t’u thoshte fansave:

Nuk mund ta këndoj as këtë tani.

Payne kishte mbërritur në Amerikën e Jugut me të dashurën e tij Kate Cassidy më 30 shtator, duke qëndruar në Argjentinë për dy javë pasi kishte planifikuar të kalonte vetëm ‘pesë ditë’ atje. Ylli 31-vjeçar ra 45 metra nga kati i tretë në oborrin e hotelit Casa Sur në kryeqytetin e Argjentinës dje, përpara se mjekët të konfirmonin vdekjen e tij.