Rita Ora dukej e mahnitshme me një fustan të zi të kombinuar me një bisht të madh të gjatë teksa mbërriti në ngjarjen më të madhe të vitit në industrinë e modës, Met Gala 2023, në Muzeun Metropolitan në New York City të hënën në mbrëmje. Këngëtarja ishte e veshur me një fustan të zi të tejdukshëm, i cili theksonte figurën së saj mahnitëse trupore.
Rita, e cila njihet për pamjen e saj të guximshme, bëri që vëmendja e të gjithë të pranishmëve të kthehet nga ajo me fustanin e punuar nga Prabal Gurung. Rita e kompletoi pamjen me bizhuteri të markës Buccellati me vlerë 90 mijë dollarë, duke përfshirë një manshetë ari, byzylyk me perla dhe vathë kokteji – së bashku me zgjatime të gjata diamanti që vareshin nga thonjtë e saj të zbukuruar në mënyrë perfekte.
Ajo i vuri në pah tiparet e saj me makijazhin e lehtë në ngjyrën karamel, ndërsa i kishte lënë flokët e saj të lëshuara dhe kaçurrela. Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, dukej mjaft elegant i veshur me një xhaketë sportive të gjatë, të cilën e kishte veshur pa këmishë dhe të kombinuar me pantallona të bardha.
Rikujtojmë se, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, publikoi para pak ditësh këngën e saj më të re “Praising You”. Kënga vjen si një ripërpunim modern i hitit të viteve ’90, “Praise You” në bashkëpunim me FatBoy Slim. Ajo është kënga e dytë e publikuar deri më tani nga albumi i saj i ri, “You & I”, i cili do të publikohet i plotë në korrik. “Praising You” ka pasur sukses të menjëhershëm, duke u ngjitur lart në top listat ndërkombëtare të muzikës. Ajo aktualisht është kënga e tretë më e transmetuar në radiot amerikane të zhanrit pop.