Celebrities Showbiz

Rita Ora performoi në skenë me flamurin serb, reagon mamaja e artistes: “Më ke bërë nervoze…”

Rita Ora ka qenë në qendër të kritikave orët e fundit pasi performancës së saj me flamurin serb në trup. Këngëtarja shqiptare performoi së fundmi në Hungari në Festivalin e Rinisë në Szeged. Gjatë performancës, fansat i hodhën asaj një flamur serb. Këngëtarja e ka marrë dhe madje e ka vënë në krah duke e nxjerrë në skenë. Ky gjest i saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi është marrë si mosrespektim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe gjenocidit serb.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)


Por ky veprim ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale. Ajo në një deklaratë të dhënë së fundmi për mediat kosovare, ka thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka dikur se cilit shtet i përkiste. Rita është shprehur se e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë, pasi ka dalë nga skena. Më tej, Rita thotë se është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte mos respektimi ndaj popullit shqiptar.

Për këtë ka reaguar së fundmi edhe nëna e artistes, Vera Ora, me një postim të shpërndarë në InstaStory. Ajo ka publikuar një moment të këngëtares së hitit “Anywhere”, kur kishte bërë simbolin e shqiponjës dhe ka shkruar:

Rita Ora më fal të kam bërtitur shumë, por më ke bërë nervoze. Mos u trullos.