Showbiz

Rita Ora për ish-in: “Oh e kam harruar…”

Një ish i dashur mbetet “ish” dhe zakonisht pretendohet që të harrohet duke qëndruar pas në të shkuarën, kështu ka ndodhur edhe për këngëtaren me origjinë shqiptare.

Rita Ora duket se vuante nga një tjetër periudhë amnezie këtë javë pasi kishte harruar plotësisht lidhjen e saj në të kaluarën me Rob Kardashian.

Këngëtarja, 30 vjeçe, u takua me Robin nga tetori i vitit 2012 para se t’i jepte fund romancës së tyre të shkurtër rreth dy muaj, për shkak të ‘orarit të saj të punës’ dhe stilit të tyre të jetesës të papajtueshme. Dhe ajo pranon të tregojë se gati sa e ka harruar fare që dikur ishte në lidhje me Rob Kardashian.

“Oh, e kam harruar atë”, -tha ajo kur u pyet se si ishte të ishe në lidhje me një anëtar të familjes Kardashian. “Ishte shumë afatshkurtër. Isha aq e re. Ishte kënaqësi. Ishte shumë, shumë argëtuese, mendoj. Kjo është gjithçka që mbaj mend”, -tha Rita Ora në këtë intervistë.

Fundi i romancës së tyre të shkurtër u pasua me një seri postimesh të hidhura në rrjetet sociale nga Rob, i cili supozonte se këngëtarja e kishte mashtruar atë shumë herë gjatë marrëdhënies së tyre.