Celebrities Gossip

Rita Ora nuk i lë vend imagjinatës, i tregon të gjitha me fustanin transparent!

Rita Ora duket se ka rrëmbyer të gjithë vëmendjen në koncertin e organizuar nga grupi “Girls Aloud” në Londër.  Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare kishte zgjedhur që të mos përmbahen me zgjedhjen e veshjes. 33-vjeçarja është shfaqur e veshur me një fustan transparent, teksa pozon përpara fotografëve para fillimit të koncertit.

Poshtë fustanit ajo kishte veshur vetëm një palë të brendshme, teksa pjesën e sipërme kishte zgjedhur ta ekspozonte. Ylli i muzikës njihet për veshje të tilla, pasi një muaj më parë, Rita Ora bëri të njëjtën gjë në një performancë në Hollywood për muajin e krenarisë.

 

Këngëtarja 33-vjeçare, Rita Ora ka shkëlqyer gjithmonë me taletin e saj dhe hitet e pafundme që ka sjellë dhe publikuar ndër vite por së fundmi ajo është shprehur se nuk është e sigurt nëse albumi i saj do të jetë gati këtë vit, sipas medias “Yahoo”. Kjo deklaratë e saj shkaktoi shumë zemërim tek fansat, të cilët si rrallëherë u zhgënjyen nga këngëtarja.