Ylli i muzikës pop Rita Ora ka qenë së fundmi e ftuar në podcastin e Jessiet dhe Lennie Waret të quajtur Table Manners, ku folën jo vetëm për jetën profesionale, por edhe për atë personale. Gjatë intervistës, Rita pranoi se ndihej në siklet që të kryente marrëdhënie me Taikasnkur ishte në shtëpinë e prindërve.
Unë kam shtëpinë time këtu, por po qëndroj te mamaja ime sepse është në rinovim për momentin. Është vërtet e lezetshme dhe burri im do të vijë në fundjavë, kështu që prindërit e mi dhe burri im do të jenë nën të njëjtën çati. Burri dhe prindërit e mi nuk kanë qenë kurrë më parë në një shtëpi dhe nuk e di ‘A lejohet’
Rita foli edhe për ndjesinë e të qenit nënë për dy vajzat e Taikas nga martesa e tij e parë, duke shtuar:
Oh, unë i dua. Ndihem vërtet shumë mirë me ta.
Artistja ka zbuluar se komunikimi është çelësi kur bëhet fjalë për martesën e saj me Taika Waititin. 33 vjeçarja u martua me regjisorin hollivudian, Taiki në vitin 2022 në një ceremoni private në Londër pas katër vitesh lidhje. Por pavarësisht orareve të tyre ngjeshura këngëtarja shpjegoi se ata kanë një ‘lidhje të vërtetë’ që i mban të bashkuar. Rita tha për The Sun se:
Ajo që funksionon është një lidhje e vërtetë dhe një ndjenjë e vërtetë miqësie. Komunikimi është kyç. Oraret tona janë të ngjeshura, kështu që është thjesht e rëndësishme të flasim dhe kjo është ajo që ka funksionuar për ne.
Rikujtojmë se “Ask & You Shall Receive” është publikimi i fundit i Rita-s pas suksesit të albumit të saj më të mirë të vitit 2023 “You & I”. Duke folur për publikimin e fundit, Rita tha:
Kënga është plot me atmosferë optimiste, verore dhe ka të bëjë me kapjen e momentit në mënyrë romantike.