Gjatë ceremonisë së çmimeve MTV Europe në Mançester, Rita Ora ka bërë një nderim emocionues për mikun e saj të ndjerë, Liam Payne, i cili humbi jetën tragjikisht në Argjentinë pak javë më parë, pasi ra nga ballkoni i hotelit ku po qëndronte.
Rita Ora, e cila bashkëpunoi me Liam Payne në këngën “For You” në vitin 2018, e prekur thellësisht teksa foli për yllin e “One Direction” në fund të eventit. Ajo e përshkroi Payne si një nga njerëzit më të sjellshëm që kishte njohur, duke e cilësuar atë si një person me një zemër të madhe dhe gjithmonë të gatshëm për të ofruar ndihmë.
Ai kishte zemrën më të madhe dhe ishte gjithmonë personi i parë që ofronte ndihmë në çdo mënyrë. Ai sillte kaq shumë gëzim në çdo dhomë që hynte dhe la një shenjë të jashtëzakonshme në botë
– tha Rita Ora, duke i dhënë një nderim të sinqertë dhe plot emocione mikut të saj.