Celebrities

Rita Ora ka dy fjalë për Duan, Beben dhe Avan!

Ylli i muzikës, Rita Ora, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “IHeart Radio”, ku gjatë intervistës ka shprehur dashurinë që ajo ka për njerëzit e kombit shqiptar në Nju Jork.

Por jo vetëm kaq, pasi këngëtarja e famshme përmendi edhe artistet shqiptare që po korrin sukses në mbarë botën.

E pyetur për shqiptarët dhe komunitetin e tyre në Nju Jork, këngëtarja e famshme shqiptare tha:

O Zot, kjo është një ndër arsyet përse e dua shumë Nju Jorkun. Një përshëndetje për të gjithë shqiptarët e mi në Nju Jork

Gjatë intervistës, interpretuesja e hitit “Anywhere” u pyet edhe për artistet shqiptare si Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Ava Max, artiste mjaft të njohura që numërojnë dhjetëra hite në mbarë botën.

Jemi shumë nga ne tani. Bebe Rexha, ne e duam atë, natyrisht një tjetër artiste e madhe – Dua Lipa. Kë tjetër kemi? Ava Max, gjithashtu

Këngëtarja theksoi rëndësinë e mbështetjes dhe promovimit të njëra-tjetrës në një industri konkurruese dhe vlerësoi talentet dhe arritjet e kolegeve të saj shqiptare.